Flamur Noka ka deklaruar se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

Pasi e përjashtoi edhe nga grupi i Whatsapp i PD, Noka tha se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes. Në një intervistë në news 24, Noka tha se Salianji është vetëpërjashtuar.

“Zotëria nuk është anëtar i Kryesisë dhe strukturave të Partisë Demokratike që kur u vetëpërjashtua. Që kur u ul me Gys Agasin, Ben Qimen për të organizuar aktivitetin në Elbasan. Është vetpërjashtuar se PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshja me krimin mafian, e kemi vijë të kuqe e kemi me statut. Kjo është histori e mbyllur. Opozita dje ishte në shesh, kush nuk është në shesh i kemi bërë thirrje të bashkohet. Kush nuk ishte i bëjmë thirrje të vijë. Kemi një qëllim rrëzimin e narko regjimit dhe një qeveri teknike për të krijuar kushtet për votën e lirë dhe populli të vendosë me votën e tij.”– tha Noka.