Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar pas një denoncimi të bërë nga një grua, e cila ka raportuar se ishte përndjekur dhe goditur me sende të forta nga i dyshuari.

Sipas hetimeve paraprake, 24-vjeçari ka ndjekur gruan dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të kryeqytetit, dhe pas denoncimit të gruas, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Policia ka kërkuar të gjejë dhe arrestojë 24-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale të “Përndjekjes” dhe “Dhunës në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. T., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka goditur me një send të fortë një shtetase. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, bën me dije policia.