Kreshnik Barjami, 35 vjeç, ndërroi jetë pas 10 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të rënda nga një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier, kur ai u përplas nga një automjet tip “Land Rover”.

Sipas policisë, mjeti drejtohej nga një person pa patentë, i cili lëvizte në mënyrë të parregullt. Pas aksidentit, shoferi u arrestua dhe akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti pa leje”.

Kreshnik Barjami ishte baba i tre fëmijëve. Vdekja e tij ka sjellë një tronditje të madhe tek familja dhe komuniteti i Fierit, duke ringjallur shqetësimet mbi sigurinë rrugore.