Protestat masive të thirrura nga Vëllazëria Myslimane e Egjiptit pothuajse dështuan të mblidhen të premten, teksa lëvizja është gjunjëzuar nga sulmet e përgjakshme të ushtrisë te mbështetësit e Presidentit Mohamed Morsi.
Trupat dhe policia kanë marrë masa të ulëta sigurie përpara se “E Premtja e Martirëve” të fillonte në 28 xhamitë e kryeqytetit pas lutjes së javës.
Por lutjet e mesditës u anuluan në disa xhami dhe nëpër rrugë u dukën shumë pak shenjat e një demonstrate të madhe që pritej të zhvillohej në Kajro.
“Ne nuk kemi frikë, është çështje fitoreje ose vdekjeje”, tha Mohamed Abdel Azim, një inxhinier nafte i dalë në pension, i cili ishte mes 100 njerëzve që po marshonin ngadalë nga një xhami pranë Universitetit të Kajros.
“Ata synojnë të godasin myslimanët, por ne më mirë vdesim me dinjitet sesa jetojmë të shtypur. Do të vazhdojmë të protestojmë derisa të mos ketë mbetur më asnjë”, tha Azim.
Disa marshues mbanin posterat e Morsit, që u rrëzua nga gjenerali i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi më 3 korrik, duke thirrur ‘jo grushtit të shtetit’.
“Ndihma nuk do ta kthejë pas atë që qeveria e përkohshme po bën, tha Obama në një intervistë. Por unë mendoj se shumica e amerikanëve do të donte të tregonim kujdes në atë që mund të shihet si përkrahje e veprimeve, të cilat janë në kundërshtim me vlerat dhe idealet tona”.