Mëngjesin e sotëm, dy makina në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha janë djegur në Shkodër.
Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi për BalkanWeb, një nga automjetet është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar; dëmet janë vetëm materiale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Informacione më të detajuara pritet të dalin pas përfundimit të hetimeve.
Shkodër/Informacione paraprake
Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.