Mësohet se 23-vjeçari i identifikuar si Paulin Harusha po lëvizte me automjetin e tij nga Thethi në Nderlysë teksa është qëlluar me armë zjarri.

Ai është vetëparaqitur atje i plagosur me armë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar teksa thotë se po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.