Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratës së simpatizantit demokrat, Ilir Vrenozi gjatë takimit të Sali Berishës në Korçë.
Vrenozi përdori një gjuhë ofenduese dhe të rëndë ndaj kryeministrit kur mori fjalën.
“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, ka shkruar Rama.



