Vijon aksioni i forcave RENEA dhe FNSH në zonën e Astirit, ku një e re është mbyllur në banesën e saj, pasi denoncoi se po dhunohej.
Mësohet se efektivët e RENA-s kanë hyrë në apartament duke u ngjitur në tarracë, dhe më pas janë futur nga dritarja. Efektivët janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur.
Sipas asaj që dihet deri më tani, i gjithë konflikti ka nisur pasi vajza ishte larguar me të dashurin nga shtëpisë dhe babai i saj e denoncoi si të rrëmbyer. Pas kësaj, vajza është mbyllur në shtëpi duke mos pranuar të hapë derën, ndërsa ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona. Në këto kushte, prindërit kanë njoftuar policinë që ka rrethuar pallatin dhe kanë nisur të negociojnë me vajzën.