Sot mbahet protesta e 12 në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë largimin e kupolës politike të vendit. Një e re është paraqitur ditën e sotme në shesh me jastëk me vete, teksa tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.
“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali. Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”, tha ajo.
