Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë, ku një e re është përdhunuar nga dy persona.

Sipas mediave, e reja dyshohet se është droguar dhe dehur me alkool, e më pas është dërguar me forcë në një motel nga dy persona, të cilët e kanë përdhunuar. Pas kësaj, ata e kanë marrë sërish në makinë dhe e kanë dërguar deri në një vend, për ta lënë më pas në mes të rrugës.

E reja më pas ka shkuar vetë deri në spital, ku ka kërkuar ndihmën mjekësore. Pasi u thirr policia, ajo tregoi për përjetimi ne tmerrshme, por nuk identifikoi autorët duke thënë se nuk i njihte.

“Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të pa njohur. Viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.”– thuhet në njoftimin e policisë.