Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që po ndodh në Astir, ku një pallat është rrethua nga forca të shumta policie.
Mësohet se një qytetar ka denoncuar të rrëmbyer vajzën e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha mësohet se kjo situatë erdhi pasi e reja është larguar me të dashurin.
Babai ka njoftuar se e kanë rrëmbyer dhe policia është në katin e gjashtë të banesës së familjes. Bashkë me policinë janë edhe prindërit e vajzës. Pasi ka lajmëruar policinë, vajza është mbyllur në shtëpi dhe po negociohet që ajo ta hapë derën e banesës.