Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Delvinë, ku një 12-vjeçare ka përfunduar në spital në gjendje të rënduar. Mësohet se 12-vjeçarja me inicialet I.H u dërgua në spital nga familjarët e saj, pasi dyshohet se ka konsumuar disa tableta medikamentesh.

Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha mësohet se dyshohet që 12 vjeçarja të ketë konsumuar “Deparkin” që përdoret nga persona me parkinson. Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe duke qenë se ishte e mitur u transportua me helikopter drejt Tiranës