Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku viktimë ka mbetur një 15-vjeçar shqiptar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tivoli, ku adoleshenti shqiptar u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
I mituri, i identifikuar si Roel Abedoni, humbi jetën pas dy orëve agoni në spital. Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ndërkohë, pas kontrolleve nga policia, ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.
Grupi hetimor dhe autoritetet vendase kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes ngjarjes.