Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një 16-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur.

Sipas mediave vendase, i mituri është paraqitur në spitalin e Gjakovës me një plagë të shkaktuar me thikë. Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, sipas mjekëve, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Mjekët nga Emergjenca e Spitalit të Gjakovës bëjnë të ditur se i mituri ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe se gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë