Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur ka ndodhur në Kosovë, ku një 19-vjeçar është arrestuar.

Mësohet se i riu në Gjakovë akuzohet se ka detyruar një 15-vjeçare të kryejë marrëdhënie me të, duke e kërcënuar se do i publikonte disa foto dhe video intime. Sipas policisë, e mitura ka qenë në presion të vazhdueshëm dhe ka pranuar të kryejë marrëdhënie.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë rast të rëndë.