Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Këlcyrës, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, një 27-vjeçar me inicialet D.S., duke përdorur një armë zjarri të llojit pushkë sportive.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Forcat e rendit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.