Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës mesditën e sotme. Bëhet me dije se një 47-vjeçar ka qëlluar me thikë një tjetër 47-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.
Sipas njoftimit të policisë sherri ka ndodhur për arsye të dobëta.
Njoftimi:
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
