Pas disa ditësh në grevë, ka humbur ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë.
Josif Lino, me pozicionin mekanik, i cili i ishte bashkuar grevës me bojkot pune është transportuar drejt qendrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Në ditën e 6-të të grevës së urisë, të paktën 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës .