Një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën pak orë pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në qytetin e Volosit, Greqi. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin me rrugën “Ypsilantou”.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, viktima po udhëtonte me motor nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, kur u përplas me një automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për motoristin shqiptar.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë një ambulancë, e cila e transportoi të plagosurin në spital. Mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rreth dy orë e gjysmë pas aksidentit, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
