Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasdite ne sotme në autostradën Shqipëri-Kosovë, ku janë përfshirë 5 automjete.

Përplasja ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, 4 kilometra pas daljes nga kufiri i Shqipërisë. Një makinë u përplas fillimisht me një kamion “Iveco”, e më pas në aksident u përfshinë edhe automjetet e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, teksa shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtim.