Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz, ku një automjet tip “Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.