Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën e Vlorës.

Pranë fshatit Panaja mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si rrjedhojë e përplasjes një automjet i tonazhit të rëndë, një bot uji ka dal nga rruga dhe është përmbysur në pjesën anësore saj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.