Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin” Thumanë- Laç”, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar makinën e tij, ka përplasur një këmbësor. Viktima, i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën në vendngjarje nga plagët e mara.
I riu ndërkohë është shoqëruar në komisariat, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


