Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Bulqizë – Maqellarë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”, ku janë përplasur dy mjete. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt spitalit të traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksident.