Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan- Peqin”, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të tre të plagosurit janë efektivë policie, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Makina me të cilën efektivët po lëviznin është përplasur me atë të një qytetari, në shkaqe ende të paqarta.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.