Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Bilisht–Kapshticë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e para dyshohet se një pasagjer ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se viktima është një grua 41-vjeçare.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.