Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, ku një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 55-vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit, kur automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka goditur shtetasen N. I., e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
