Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Tiranë, ku një inspektor policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai dyshohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në bulevardin “Bajram Curri”, ku inspektori i policisë, ndërsa po drejtonte motomjetin e tij, ka përplasur kalimtarin P. F., një burrë 65-vjeçar.

I moshuari, pas përplasjes, u dërgua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rëndë, ku, për fat të keq, ndërroi jetë rreth orës 21:00, si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu, si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë, i cili u dërgua për trajtim mjekësor.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.