Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Delvinë, ku një 25-vjeçar, M. K., banues në qytet, ka aksidentuar një vajzë 15-vjeçare.

Policia njofton se ndaj tij ka nisur një hetim penal, pasi pas aksidentit ai u largua nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar më tej sigurinë e viktimës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vijuar.