Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Kroaci, të akuzuar për përdhunimin e një 28-vjeçareje.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një hotel në Split, ku shqiptarët, me nënshtetësi britanike, dyshohet se kanë përdhunuar në grup të renë. Autoritetet policore gjetën një të dyshuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët u gjetën dhe u arrestuan më vonë.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të arratisjes.