Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e aksit rrugor “Elbasan-Tiranë”, ku automjeti i drejtuesit E. S., 76 vjeç, goditi nga mbrapa një kamion me drejtues D. L., 52 vjeç.

Pas përplasjes, automjeti i E. S. mori flakë dhe u djeg pjesërisht.

Të tre pasagjerët që udhëtonin me të, si dhe drejtuesi i automjetit, u transportuan menjëherë në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore.

Aktualisht, grupi hetimor është në procesin e përcaktimit të rrethanave të aksidentit dhe po mbledh prova për dokumentimin ligjor të rastit.