Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Tiranë, ku një 43-vjeçar ka tentuar të vetëvritet.

Shtetasi, i identifikuar me inicialet E.Xh., ka dëmtuar duarët e tij me një mjet prerës në kushte të rënduara psikologjike.

Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar shkakun që e ka çuar individin në një veprim të tillë.

“Më datë 03.11.2025, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, shtetasi E. Xh, 43 vjeç, ka dëmtuar duart dyshohet me një mjet prerës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.