Top Channel ka siguruar pamjet e rëndë të sherrit në Shkodër, mes të miturve, ku si pasojë mbetën të plagosur me thikë tre prej tyre.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Klodian Zhivani shfaqet momenti kur disa të rinj konfliktohen me njëri tjetrin me thikë.

Policia sqaroi se sherri nisi mes tre personave, dy prej tyre vëllezër.
Janë pikërisht këta të tre që kanë marrë plagë dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

