Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të enjte në Petrelë, pasi u aksidentua në punë.

Shtetasi me iniciale M.P, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit XH.H. Dëmtimi ka qenë i rëndë dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbrdhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.