Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me rastin e rëndë të përndjekjes së një 16-vjeçareje nga i burgosuri Jetmir Llanaj, ngjarje që u zbulua dy ditë më parë.
Policia ka njoftuar se 46-vjeçari ka urdhëruar nipin e tij dhe një person tjetër që të ndjekin të miturën, mes të cilën kishte në lidhje intime. Nga kjo përndjekje e mitura tentoi dhe vetëvrasjen, pasi ndihej vazhdimisht në presion dhe kjo i kishte rënduar gjendjen psikologjike. Sipas policisë, nipi i Llanajt ishte bashkëmoshatar i vajzës dhe së bashku me një 27-vjeçar e ndiqnin vazhdimisht pasi ajo kishte ndërprerë lidhjen me 46-vjeçarin e burgosur.
Pasi e mitura bëri denoncimin në polici, kërcënimet nuk kanë ndalur, pasi nipi i të burgosurit e ka telefonuar dhe i kërkoi që të tërhiqte kallëzimin. 16-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa policia vijon kërkimet për të kapur bashkëpunëtorin e tij 27-vjeçar.