Situata në Gramsh vijon të jetë e rënduar, si pasojë e dalje nga kontrolli të dy vatrave të mëdha të zjarrit.

Raportohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda. Situata është alarmante në disa fshatra të Gramshit, përfshirë Skënderbegas, Kullolas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Top Channel mëson se deri më tani Gramshi ka vepruar vetëm me zjarrfikëset e veta dhe punonjës vullnetarë, asnjë ndihmë nga ushtria dhe emergjencat.