Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale E. M., 34 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave të helmimit. Policia bën me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në Lezhë, shtetasi E. M., 34 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.