Një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në banesën e saj në Kolonjë.

E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj ndodhen jashtë vendit. Sipas informacioneve paraprake, policia është njoftuar nga një fqinj dhe pas mbërritjes në banesë ka konstatuar se 77-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Nga këqyrja fillestare e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune. Për këtë arsye, dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave. Ndërkohë, pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.