Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Vlorës ku një grua 80-vjeçare është kyçur në banesën e saj duke tentuar të vetëvritet.

Bëhet me dije se e moshuara jetonte e vetme.

Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3, ku e moshuara prej minutash qëndroi në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënoi që do të hidhet.

Kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse në vendngjarje. Një efektiv i zjarrfikëses është ngjitur me shkallë në banesën e të moshuarës dhe për ta bindur të zbresë poshtë.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)