Një konflikt i rëndë, që ka përfunduar me një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të kryeqytetit, pas një aksidenti të lehtë mes dy mjeteve. Pasi kanë gërvishtur automjetet e njëri-tjetrit, dy shoferë kanë dhunuar me mjete të forta-njëri-tjetrin. Një prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit me urgjencë.
Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e poseduesit të saj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2024, në afërsi të rreth-rrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.