Një 84-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 12 të qytetit të Korçës. Sipas informacionit të policisë, ka qenë një fqinj që ka njoftuar forcat e rendit pasi nuk ka marrë përgjigje nga e moshuara, e cila jetonte e vetme.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të hapur derën e banesës, ku ka gjetur gruan pa shenja jete. Ky është një rast tjetër i ngjashëm, pasi të moshuarit që jetojnë vetëm janë shpesh në rrezik dhe ka pasur raste të tjera të humbjes së jetës në kushte të ngjashme në qytetin e Korçës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
