Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.

Sipas informacioneve parapake, shtetasi me iniciale A. P, rreth 45 vjeç, dyshohet se është vetëvarur. Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.