Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku 81-vjeçar italian është gjendur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, ku është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.