Një person është gjetur i pajetë në rrugën “Njazi Meka”, në zonën Allias të kryeqytetit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ndodhet aktualisht në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për të konfirmuar shkakun e vdekjes.