Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Malësinë e Madhe, ku një 44-vjeçar është gjetur i varur në një stan.

Mësohet se 44-vjeçari punonte si çoban në stan, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.