Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it.

Viktimat janë të moshës së re, njëri rreth 20 dhe tjetri rreth 25 vjeç.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet polciore.

“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.