Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të qytetit. Sipas informacionëve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë endacak dhe mund të ketë pësuar një infarkt, i cili ka sjellë rrëzimin dhe vdekjen e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe priten rezultatet përfundimtare.

Nuk përjashtohet mundësia që vdekja e tij të ketë ndodhur edhe për shkak të temperaturave të ulëta që po përjeton zona juglindore, pasi moti i ftohtë mund të ketë pasur ndikim në shëndetin e viktimës.