Një kovë me përzierje kimike ka alarmuar autoritetet në Vlorë, duke çuar në izolimin e menjëhershëm të zonës për arsye sigurie.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë ambientalisti Niko Dumani ai që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar rrezikun që paraqiste lënda e ruajtur prej vitesh në një ambient banese.

Dumani ka deklaruar se bëhet fjalë për një përzierje kimike mes metanit dhe natriumit, e përgatitur vite më parë me synim përdorimin në laboratorë shkollorë.

Ai deklaron se situata doli jashtë kontrollit pasi lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, çka shkaktoi flakë dhe rrezik potencial shpërthimi.