Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.

Mësohet se trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i “Rrugës Kombit” me segmentin drejt Lezhës. Ata kane konstatuar viktimën gjatë punës rutine që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajete është gjetur pranë trafikndarseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasoje e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.