Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, teksa sipas mediave, viktima është identifikuar si Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil.
Ende nuk janë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet konfirmi i identietit të viktimës. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim për motive ose rrethana që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Hetimet vijojnë për të sqaruar më tej këtë rast.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.